Sot do të vazhdojnë homazhet për të nderuar aktorin Rasim Thaçin – Cima, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 71-vjeçare, Cima u varros dje në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit.
Familja e aktorit Rasim Thaçi, kanë njoftuar se përshkak të rrezikut nga pandemia kanë vendosur që të mos mbajnë të pamet në shtëpi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të aktorit në Facebook, familja e aktorit të ndjerë njoftojnë poashtu se homazhet tek Teatri Kombëtar vazhdojnë deri të hënën.
Figura të shumta politike e të artit kanë nderuar jetën dhe veprën e Thaçit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.
Homazhet do të bëhen në orën 11:00.
Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak. Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici.