Adriana Matoshi shfaqet plot elegancë në seancën konstituive.
Ka filluar sot (e hënë) seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq në sallë tashmë kanë arritur deputetët e zgjedhur. Në mesin e deputetëve të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje është edhe aktorja Adriana Matoshi.
Matoshi për një paraqitje të tillë zgjodhi që të shfaqet përplot elegancë, duke marrë vëmendjen e audiencës.
Ajo u pa me një fustan të bardhë, kurse në pjesën e brendshme shihej se dominonte ngjyra e zezë
Flokët bionde i kishte të lira mbi supe, kurse për makijazh aktorja ka shkuar me nuanca më të lehta.
Kujtojmë se Adriana ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për një nga ulëset në Kuvendin e Kosovës, pas garës parlamentare, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjithsej në zgjedhjet e 14 shkurtit, Matoshi ka fituar 10 mijë e 396 vota.