0

Adelina Thaçi falënderon publikisht gjithë ata që dhuruan gjak për Cimën.

Adelina ka një mesazh për gjithë ata që ishin të gatshëm të ndihmonin për Cimën.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima, së fundi është infektuar me COVID-19 dhe është duke u rikuperuar.

Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta, përmes rrjeteve sociale kishte kërkuar gjak për shërimin e tij, nga personat që e kishin kaluar COVID-in.

Ajo kishte marrë mesazhe të panumërta nga personat që ishin të gatshëm të ndihmonin Cimën dhe gjaku u sigurua në kohë rekord.

Përmes rrjeteve sociale, Adelina tregoi shumë mesazhe që kishte marrë për babanë dhe falënderon publikisht gjithë ata që ndihmuan.

Ajo falënderon të gjithë ata që kanë shpreh gatishmëri për të ndihmuar aktorin dhe thotë se gjendja e tij është stabile.

Një falënderim të veçantë, Adelina e kishte për stafin mjekësor të QKUK-së dhe Infektivës, të cilët kujdesen vazhdimisht për Cimën.

Ajo thotë se presin që së shpejti aktori të kthehet i shëruar në shtëpi.

Krejt në fund, këngëtarja ka publikuar emrat e personave të cilët dhuruan gjak dhe i falënderoi ata publikisht.

SHPËRNDAJE