0

Përputhen vazhdon të jetë programi më i shikuar në Shqipëri.

Konkurrenti nga Kosova në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Atdheu së fundmi ka qenë në krye të mediave rozë, pasi ditën e djeshme mediat në Shqipëri kanë raportuar se atë e kanë sulmuar dhe dëmtuar lokalin.

Ndërsa ai ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, me moderatoren Bora Zemani dhe në mbishkrimin e fotos ka shkruar,

“Me të bukurën Borë”.

Ndjekësit nuk kanë kursyer batuat dhe ngacmimet për dyshen pasi ditë më parë Atdheun e kishin kërcënuar për Sarën.

“Kur klasa është plot me vajza, por ty të pëlqen zysha”, shkruan njëri prej tyre komentuesve.

Ndërsa shumë të tjerë, i kanë kujtuar deklaratën që Atdheu ka bërë për Antonelën.

“Ja kur të thotë Atdheu, më ka puth Bora”, ka shkruar ai.

Në këtë moment ndërhyri Atdheu, i cili tregoi se më herët ka shkëmbyer një puthje me Antonelën.Ndërkohë, Antonela reagoi, duke ju kthyer keq Atdheut.

Ajo u shpreh se Atdheu e ka puthur pa dëshirë në fillimet e saj në “Për’puthen”.

Antonela shtoi se fakti që Atdheu e bëri këtë moment intim publik tregon se ai është një mashkull i pabesë.

SHPËRNDAJE