“Qërrohu nga këtu o plehrë, përjashtojeni”, Arjani shpërthen ndaj Locos.
Opinionisti Arjan Konomi nuk e ka përmbajtur veten pas story-t që Loco kishte hedhur në Instagramin e tij duke ironizuar Antonelën.
Loco kishte postuar një litar të varur duke sulmuar dy grupime personash, ku në njërin prej tyre i referohej Antonelës.
Kaq mjaftoi që Konomi mos të përmbahej duke e quajtur këtë një sulm të ndyrë.
“Me këtë që ka bërë ky që na bën si inteligjent, duhet të përjashtohet nga emisioni, plehra si ky nuk kanë vend këtu. Dhe është kaq njeri i ulët sa nuk është mirënjohës aspak po më sulmon mua që e kam mbrojtur gjithmonë, dil nëse je burrë, qërrohu nga këtu. Nuk i bëhet një femre kjo” tha Arjani.
Ndërkohë Loco u shpreh sërish me ironi: “Dal me gjithë qejf por do pres përgjigjen e produksionit”.