Pas mesazheve kërcënuese, Atdheu sulmohet nga disa persona.
Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë për Atdheun, konkurrentin e ‘’Përputhen’’.
Sipas kryefjala konkurenti nga Gjakova është sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët i kanë bërë pritë.
Nuk dihet ende cila është arsyeja e këtij sulmi, i cili mbeti në tentativë pasi agresorët nuk kanë arritur të prekin Atdheun.
Rikujtojmë se pak ditë më parë Atdheu ka treguar në ‘’Përputhen’’ se ka marrë disa mesazhe kërcënuese ku i kërkonin të qëndronte larg Sarës.
Ai është shprehur se këta janë miq të Sarës, të cilët i ka futur vetë ajo.
Edhe pse konkurrentja e ka mohuar kategorikisht një përfshirje të tillë, gjithashtu burime pranë Atdheut tregojnë se kjo histori është mbyllur.