Në moshën 80 vjeçare sot ka vdekur, Fikrije Ukelli- Ceka.
Vdekja e Cekës e ka prekur edhe reperin e njohur, Ledri Vulën, i cili përmes një shkrimi në Instastory ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj, teksa ka treguar ushqimin e preferuar që ajo ia ka përgatitur me shumë qejf.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/sarahoxha5-mp4″]
“Ceko, kurrë askush nuk mund të bëjë më bakllavën me vishnje që ma bojshe me shume qef. Pusho e qetë”, është mbishkrimi që Ledri e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instagram. C
Ceka për vite me radhë është bërë pjesë e familjeve tona me recetat e saj që i ka prezantuar përmes emisionit “Diçka po Zihet” në RTV21.
Angazhimin e saj e ka vazhduar edhe gjatë izolimit për shkak të Covid-19, ku nga shtëpia ka sjellë receta të ndryshme. Ceka është autore e librave të 1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”.