Ana tregon nëse është në lidhje me Fationin
Ana Kauri të dielën në “Përputhen Prime” kërkoi të tërhiqej nga emisioni, pasi nuk e gjente veten të lidhur me asnjërin nga djemtë.
Ana së fundi kishte pasur një takim me Rinianin, me të cilin në fund u nda keq, duke ndarë në një mënyrë rrugët me të.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/beart-mp4″]
Por, teksa po largohej nga “Përputhen”, ajo i kishte kërkuar Rinianit të dilte me të, për të vazhduar njohjen jashtë emisionit.
Megjithatë, Riniani nuk pranoi, ngase Ana nuk i jepte siguri për të bërë një veprim të tillë.
Gjatë kohës kur Fatjoni ishte në emision, Ana ishte e afërt me të, ndërsa ai kishte deklaruar se do i pëlqente që ajo të dilte beqare nga emisioni.
E këtë “gëzim” e kishte shprehur edhe duke i komentuar Anës, duke bërë kështu që të shtohen dyshime se mes tyre ka diçka më shumë.
Së fundi, ndjekësit e pyetën Anën se a është e lidhur me Fatjonin, madje i kërkonin ta bënte publike lidhjen.
“Flitet që ti e Fationi jeni bashkë, nëse jeni pse se bëni publike? Përndryshe më pëlqen shumë si njeri”, i shkroi ndjekësi.
Ndërsa, përgjigja e prerë e Anës ishte “Më kanë ardhur shumë pyetje në lidhje me këtë Temë!! Poooor Jo Un dhe Fationi nuk jemi bashkë”.