Përputhen vazhdon të jetë njëri ndër programet më të ndjekura në Shqipëri.
Sindit iu dha mundësia që të zgjidhte një nga djemtë për një takim 4 minuta në studio dhe ajo tha emrin e Muratit.
Ndërsa u ulën përballë njëri-tjetrit, Sindi tha se kishte gjëra për t’i thënë Muratit dhe se për këtë e zgjodhi.
Sindi këmbënguli te refuzimi që i bëri Murati ftesës së Sarës për takim, por ai tha se kjo erdhi pasi ajo tha emrin e tij pas tre apo katër djemve të tjerë.
Ndonëse Sindit nuk i pëlqeu përgjigjja, Murati i tha se do dilte me Sarën dhe se i pëlqen si pamje.
Dialogu:
Sindi: Pse të zgjodha në takim?
Murati: Ose se të ka marrë malli, ose se ke diçka për të më thënë
Sindi: Kam diçka për të të thënë
Murati: Mezor po pres
Sindi: Ti ke thënë se nuk të pëlqen ana agresive e imja, si t’u duke kur ndodhi debati në prime
Murati: Unë u habita pse u bëre me nerva, ndoshta se u preke shumë. Mendova se u preke dhe për këtë të mbështeta
Sindi: Ndryshon gjykimi për mua?
Murati: Jo nuk ka lidhje
Sindi: Kam parë dhe takimin e të premtes, ti refuzove Sarën, pse?
Murati: E refuzova pas 3, 4 apo 5 emrash
Sindi: Po të të kishte zgjedhur të parin?
Murati: Do dilja
Sindi: Pse?
Murati: Dua të njoh vajzat, ti më the vetë që ke disa pëlqime te çunat, tani kush e ka fajin? Ku doli ky muhabet?
Sindi: Sara të pëlqen?
Murati: E bukur është si pamje
Sindi: Dmth do dilje?
Murati: Pse ça të keqe ka këtu?
Sindi: Nuk do më pëlqente. Ty do të vinte mirë nëse unë do dilja?
Murati: Jo, por nëse ti do kesh ndjenja me një djalë këtu, normal do ta respektoja