Dua Lipa shprehet krenare për atë që ka arritur Kosova gjatë këtyre viteve.
Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjodhi fjalët më të bukura për atdheun e saj.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/gash-mp4″]
Me anë të një fotografie të edituar, në të cilën prapa këngëtares shihet flamuri shtetëror i Kosovës, artistja uroi 13 vjetorin e Pavarësisë, shkruan lajmi.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë !!! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰 13 VITE !! Kurrë nuk do ta harroj ta shikoja atë të ndodhë në tv ndërsa jetoja në Prishtinë. Ethe, ethe, ethe, energjia e qytetit! E paharrueshme … krenare të shikoj sa shumë kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤️”, janë fjalët e Duas.
Ndryshe, Dua Lipa në secilën paraqitje publike të saj, nuk heziton të tregojë para botës për prejardhjen që e ka.