0

E fejuara e Shpat Kasapit tregon raportin me vjehrrën.

Shpat Kasapi ishte i ftuar për herë të parë në një intervistë me partneren tij, Selvijn.

Çifti treguan detaje të shumta nga lidhja e tyre, që nga njohja e deri tek planet për fëmijë.

Selvija rrëfeu se me Shpatin është njohur për herë të parë kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot”, tha Selvija.

“U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, tha ajo.

Gjithashtu ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me nënën e Shpatit. Selvija tha se vjehrrën e ka si shoqe të ngushtë dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në lidhjen me këngëtarin.

“Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”, tregoi Selvija.

SHPËRNDAJE