Ndërron jetë këngëtari i njohur kosovar.
Në moshën 52-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka vdekur këngëtari i njohur, Rifat Kida.
Lajmin për vdekjen e tij mbrëmë e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani.
“Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida …Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar ajo Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”.
Gjatë vitëve të 80-ta në Shoqërinë Kulturo Artistike “Jahë Salihu” në Nivokaz”, zëri i tij u bë i njohur jo vetëm në Dushkajë, por në tërë Kosovën.