Sara Hoxha tregon a është xheloze për vajzat që merrë Ledri në klipe.
Partnerja e reperit ka befasuar me përgjigjjen e saj.
Sara tha se kurrë nuk ka xhelozuar sa i përket asaj se Ledri ka pas skena të nxehta me vajzat e tjera në videoklipet e realizuara.
Përmes rubrikës, “Ask me a question” në Instagram ajo u pyet nga ndjekësit e saj shumë pyetje për lidhjen me reperin por edhe tashmë për vajzën Poem Blu.
Ndër pyetjet që iu parashtrua Sarës ishte se a ka xhelozuar ndonjëherë vajzat që Ledri ka marr në projektet e tij muzikore, Sara dha përgjigjen e prerë duke thënë se kurrë.
Theksojmë se, që nga zyrtarizimi i lidhjes së reperit me Sarën nuk është publikuar ndonjë afirmitet i tij me një tjetër femër.