0

Vdekja e biznesmenit nga Prishtina, Albert Krasniqit ka prekur gjithë komunitetin e botës së show bizit.

Kjo pasi Alberti ishte për një kohë menaxher i grupit ‘Babastar’, ndërsa ishte i afërt edhe me shumë këngëtarë të njohur shqiptarë.

Vdekja e tyre ka pikëluar shumë këngëtarë të njohur, të cilët përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, kanë shprehur merzin për largimin e parakohshëm të Albertit, shkruan ORAvip.

E mërzitur me vdekjen e Albertit se fundmi është shprehur edhe këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/teuta-mp4-3″]

Ajo ka postuar një foto ku shihet se bashku me tashmë të ndjerin.

“Pusho i qetë Albert, shoki im”, ka qenë postimi i Teutës.

Kujtojmë që Albert Krasniqi dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Krejt kjo duket se ka ndodhur për shkak të problemeve brenda familjes. /ORAvip/

SHPËRNDAJE