Moderatorja e njohur e lajmeve në Radio Televisionin Publik të Kosovës, Anita Muçaj – Haradinaj, ka qenë njëra ndër të ftuarat në emisionin e radhës të “Shiko kush luan”.
Në një prej lojërave të këtij emisioni, ajo është gjendur përballë gazetares Rudina Xhunga në sfidën “Ndaje ose digju”.
Ajo duhej të tregonte të vërteten e një pyetje që do t’i parashtrohej nga kundërshtarja e skuadrës tjetër, në rastin konkret Rudina, ose në të kundërtën do duhej të shijonte ushqimet ekstrem pikante.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/mucaj-mp4″]
Në një nga pyetjet më provokuese që stafi kishte përgatitur për të, Anita nuk refuzoi të përgjigjet.
Ajo dha tri varioacione të ndryshme se si Ramushi e përkëdhel me dashuri, në momentet kur dëshiron të tregohet romantik.
“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë…(duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë: Zemër, shpirt, këto të zakonshmet”, ka thënë në “Shiko kush luan”, spikerja e lajmeve në RTK.
Anita përndryshe ka gati dy dekada e martuar me Ramushin, ku nga kjo martesë kanë tre fëmijë: Gjinin, Hanë dhe Trimin.