0

Reperi i njohur Arian Agushi i njohur si Gold Ag ka takuar papritmas Halil Kastratin në Medine.

Këngëtari që më mirë njihet si Golg Ag, gjithashtu botërisht dihet se është edhe besimtar i devotshëm.

Ai së fundi po qëndron në vendin e shenjtë për religjionin islam, Medine, teksa ka shkuar të kryej Umrën.

Reperi tregon se rastësisht e ka takuar edhe humanistin shqiptar, i cili është shpall edhe prej shumë medieve, njeriu i vitit, Halil Kastratin.

“Kur e don, pa pritë edhe në Medine e takon”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram derisa shihet duke pozuar me Kastratin.
Ndërkohë, dyshja ka kohë që janë edhe miq të mirë teksa kanë marrë pjesë në shumë aksione humanitare.

Ndryshe, Gold Ag është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

SHPËRNDAJE