0

Fotoja me Arjonin në shtrat, merret vendimi për Anën.

Fotoja komprometuese mes Arjonit dhe Anës ngjalli shumë debat në rrjet. Ana deklaroi se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë ndërsa Arjoni thotë të kundërtën, që mes tyre ka pasur një lidhje.

“Përputhen” ia ka lënë në dorë ndjekësve të emisionit për të vendosur nëse Ana do të rikthehet në “Përputhen” apo do të përjashtohet.
Në sondazhin e hapur nga faqja e Top Channelit votuesit i kanë dalë përkrah Anës.

Nga 262,451 votues, 80.11% ose (210,254 votues) kanë thënë se Ana nuk duhet të largohet nga programi. Ndërsa një pjesë prej 19.89% ose (52,197 votes) kanë votuar për largimin e Anës nga PërPuthen.

SHPËRNDAJE