Adrola Dushi ka mahnitur me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilës e ka ngacmuar imagjinatën.
Dikur më e bukura e Shqipërisë, ‘Miss Universe Albania 2012’, numëron mbi 355 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku mahnit me imazhet që i shpërndan.
Së fundmi ajo ka realizuar një set fotografik para fokusit të Arton Humollit, ndërsa një prej fotografive e ka ndarë me fansat e saj.
Adrola shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, por me flokët që ia mbulojnë gjoksin dhe duket për mrekulli.
“Opinioni juaj nuk mi paguan faturat”, është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja në këtë postim.