Shkurte Fejza po shkëlqen me fustan të punuar me ari.
Shkurte Fejza siç dihet dallohet për karakterin e saj patriotik e që edhe shumicën e këngëve e ka me motive patriotike.
Përveç patriotizmit Shkurten e karakterizon edhe tradicionalja, ku në klipe e intervista është shfaqur thuajse përherë me veshje me elemente tradicionale, shkruan Kosovarja.
Edhe së fundmi herë këngëtarja është shfaqur e veshur me një fustan të zi e të punuar me ari, ku po duket mjaft e re dhe shumë e bukur duke gërshëtuar bashkë tradicionalen me modernen.
Ndryshe, këngëtarja është edhe nënë e katër fëmijëve ky dy nga vajzat e saj Gresa e Besiana janë të njohura pasi që kanë ndjekur rrugën e nënës.