0

Ismet Peja ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Doajeni i muzikës shqipe, Ismet Peja, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Lajmin e trishtë e dha djali i tij Visar Peja nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot.

“Me zemër të pikëlluar lajmërojmë të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamiret, se me datë 23.11.2020 ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare, babai, vëllai dhe gjyshi jonë i dashur Ismet (Musa) Peja. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 23.11.2020 (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

SHPËRNDAJE