0

Këngëtarja e njohur Aida Baraku është një nga këngëtarët më të dashura.

Ajo ishte aktive në vitet e 90’ta por tani ajo është tërhequr paksa.

Aida Baraku ishte njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të viteve të nëntëdhjeta.

Kur përmendet Aida menjëherë na shkon mendja te këngë “Titanik” dhe “Shoqe”, që ishin disa prej hiteve të këngëtares që u pëlqyen nga fansat e saj në atë kohë. Këngëtarja 52- vjeçare, përveç se u largua nga skena, ajo po qëndron larg syrit të mediave, larg rrjeteve sociale e çdo gjë që e lidhë me publikun, shkruan rtv21.

Aida si këngëtare për herën e fundit ishte paraqitur në VFM të vitit 2003 me këngën “Dugi” në bashkëpunim me Armendin.

Edhe pse kishte qëndruar larg mediave ajo vazhdimisht ka shkruar tekste dhe kompozuar këngë për këngëtarë të tjerë të estradës. Të gjithë e njihni si një person plotë energji si dhe me një stil unik, por, sa ka ndryshuar ajo gjatë kësaj kohe mund ta shihni në fotografitë më poshtë.

SHPËRNDAJE