Arban Abrashi bëhet baba për herë të tretë.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të tretë. Abrani ka treguar se familjes së tij i është shtuar një vajzë, shkruan rtv21.
“Miq, Jemi bërë prindër përsëri. Familjes sonë tani iu shtua edhe një vajzë. Ju faleminderit të gjithëve për urimet e mesazhet e mira. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Arbani poshtë fotografisë së publikuar në Facebook.
Kujtojmë se, Arbani është i martuar me Labeata Shalën-Abrashin, me të cilën ka dy djemë dhe tash edhe vajzën.