0

Aktori i njohur shqiptar, Koço Devole, ka ndërruar jetë.

Siç raportojnë mediat shqiptare, ai ka vdekur si pasojë e koronavirusit teksa ishte i shtrire prej disa ditësh në spital.

Mësohet se 75-vjeçari vuante edhe nga sëmundja e leukemisë.

Ai shquhet për rolet e tij në: “Çanta e zezë”, “Gjuetia e fundit”, “Çanta me një million”, “Pushime në Romë” etj. Koço gjithashtu ka qenë i pranishëm në komedinë e Ermal Mamaqit “2 Gisht Mjaltë”, vitin e kaluar.

SHPËRNDAJE