Fjolla Morina e ka konfirmuar haptas lidhjen me biznesmenin kosovar.
Që prej arrestimit dhe gjetjes në çantën e saj të armës, këngëtarja Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave shqiptare për lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Së fundmi Fjolla Morina e ka konfirmuar vetë lidhjen me biznesmenin, por ka ngjallur edhe mallkimet e gruas së biznesmenit Syla.
Vetëm një ditë më parë Fjolla Morina ndau për herë të parë një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet së bashku me biznesmenin duke e shoqëruar me një dedikim dashurie.
“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”- ka shkruar Fjolla bashkangjitur fotos.
Por, portali “n’Zoom.biz” ka arritur të sigurojë disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të biznesmenit, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen e tyre. Gjithashtu, po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka rrëfyer se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund dhe se shkaku i fundit të kësaj marrëdhënie është bërë këngëtarja.
Gruaja e Finsik Syles
“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”- mësohet të jetë shprehur ajo.