0

Adriana Matoshi pranon se është në një lidhje dashurie.

Aktorja tashmë shumë e pëlqyer nga publiku, Adriana Matoshi, që një kohë të gjatë përflitet për një lidhje dashurie.

Ndonëse është nënë e katër fëmijëve, ajo ka arritur të mbajë mjaft mirë të fshehtë këtë anë të saj.

Biondja së fundmi ka qenë e ftuar në “Shiko kush Luan” dhe me këtë rast u bë pjesë e disa lojërave të përgatitura për këtë puntatë.

Në anën tjetër, artistja nga Gjilani iu përgjigj disa pyetjeve për të cilat edhe publiku ka treguar shumë interes.

Kur u pyet nëse ajo është në një lidhje, përgjigja e saj ishte tepër e shkurtër dhe e qartë duke shtuar, PO.

Megjithatë, e njëjta nuk ka zbuluar më shumë detaje teksa ka lënë misterioz mashkullin që ia ka rrëmbyer zemrën.

Sido që të jetë, Adriana është divorcuar prej vitesh nga biznesmeni i njohur Albert Sylejmani, me të cilin ka katër fëmijë.

SHPËRNDAJE