0

Është një zonjë pavarësisht moshës dhe Leonora ka zgjedhur sot fotografinë më të bukur nënës së saj.

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me familjen e saj.

Dita e sotme ka qenë mjaft e veçantë për këngëtaren, pasi në një datë si kjo, e ëma e saj feston ditëlindjen.

Me këtë rast, Leonora vendosi t’i bëjë një dedikim special asaj në rrjetet sociale.

Këngëtarja Jakupi publikoi në Instagram një fotografi të nënës, teksa në mbishkrimin e sa zgjodhi fjalë speciale për ta uruar atë.

“Nënë , o drita e syve te mij, dielli qe ndriçon rrugen time! Te pafsha te lumtur e te buzeqeshur gjithmonë. Cdo fjale cdo falenderim eshte i vaket krahasu me sakrificen dhe mundin tend per neve… Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditelindjen engjelli im”, ka shkruar Leonora Jakupi në Instagram.

SHPËRNDAJE |