0

Gruaja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muçiqit, Egzona është bërë pjesë e pandashme e mediave rozë.

Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe të shumta së bashku me Albatritin, por edhe vetëm, me ç’rast po pëlqehet dhe komentohet mjaft nga ndjekësit e saj.

Egzona dhe Albariti në vitin 2017 janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Amelia. Por, çifti tani janë në pritje të fëmijës së dytë, shkruan rtv21.

Bukuroshja nga Gjakova, së fundmi në rrjetin social Instagram, ka publikuar disa fotografi ku dukej thjesht mahnitëse. Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj.

Kujtojmë që, Egzona lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë e ka bërë të ditur me rastin e ditëlindjes së saj. Ku kishte publikuar disa fotografi me barkun e fryer.

SHPËRNDAJE |