0

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.

Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës “Science Channel” në SHBA, Discovery Channel Canada në Kanada dhe Discovery Channel në Mbretëri të Bashkuar, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve, transmeton Gazeta Express.

Videoja e publikuar në YouTube ka më shumë se 80 milionë shikime, me komente të ndryshme të njerëzve të habitur. Një përdorues madje komentoi “Ky është filmi horror më i frikshëm që kam parë ndodnjëherë”.

 

SHPËRNDAJE |